Deri në fund të vitit 2020 do të hapet vendkalimi i katërt midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

Maqedonia

Deri në fund të vitit 2020 do të hapet vendkalimi i katërt midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

Më: 5 maj 2018 Në ora: 23:44
Ilustrim

Deri në fund të vitit 2020 pritet të përfundojë rruga drejt vendkalimit kufitar “Klepalo” midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, paralajmëroi mbrëmë ministri bullgar i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike, Nikollaj Nankov. “Nga ana e Maqedonisë aksi është përgatitur, por ka nevojë të riparohet, për çka tashmë janë ndërmarrë angazhime deklaroi ministri dhe shfaqi shpresë se deri në fund të vitit 2020 apo në fillim të vitit 2021 do të hapet vendkalimi kufitar i ri i katërti me radhë me Maqedoninë.

Lidhja transportuese në pikën kontrolluese është rreth 30 kilometra, ndërsa rruga nuk është riparuar mbi 30 vjet. Është kërkuar përpunimi i projektit teknologjik për riparimin e 16 kilometrave të parë të rrugës sipas vlerësimit fillestar, riparimi do të kushtojë rreth 10 milionë leva (pesë milionë euro). Riparimi i aksit do të fillojë këtë vit dhe pritet të përfundojë gjatë vitit. Për pjesën tjetër të trasesë parashihet rikonstruksion i pjesshëm i ndërtimit të ri, pasi që ka aks pa asfalt, deklaroi ministri bullgar dhe saktësoi se nevojitet projekt i ri teknik, i cili do të vihet në buxhet për vitin 2019. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat