Zgjidhja e kontestit për emrin, Musliu: Qasja e palëve shton optimizmin

Maqedonia

Zgjidhja e kontestit për emrin, Musliu: Qasja e palëve shton optimizmin

Më: 12 maj 2018 Në ora: 14:03
Albert Musliu

Analisti politik Albert Musliu shprehet optimist se kontestit disavjeçarë për emrin që po mban peng integrimin e Maqedonisë drejt strukturave euroatlantike së shpejti mund t’i vijë fundi.
 
Optimizmin e tij Musliu e bazon në dinamikën e zhvillimit të negociatave dhe qasjen e palëve të përfshira në këtë proces.
 
“Dinamika e përshpejtuar e cila është prezente javët e fundit, takimet të cilat paralajmërohen çdo dy tre ditë ndërmjet ministrave në prag të takimit të mundshëm të kryeministrave Tsipras dhe Zaev më bën të besoj se çështja është nga përfundimi. Nuk ka ndonjë garancë se ajo do të përfundojë por kjo dinamikë e cila është prezente, këto tone relativisht të përmbajtura por me një dozë optimizmi të cilat i ndëgjojmë edhe prej palëve të involvuara më bëjnë të besoj se mund shumë shpejt të hyjmë në atë fazë përfundimtare dhe i gjithë ky proces të përfundojë me takim të kryeministrave”, shprehet analisti politik Albert Musliu.
 
Një takim eventual midis dy kryeministrave në Sofje dhe me tone pozitive do të jepte shpresë edhe më të madhe për mbylljen e kësaj çështje vlerëson Musliu.
 
“Prej Sofje nëse takohen kryeministrat, nëse dëgjojmë tone pozitive besoj se ato të njejtën, mund eventualisht edhe të na paralajmërojnë se marrveshja është nga përfundimi dhe të njejtën ta përfundojnë në një takim biletaral ku eventualisht edhe ose do të nënshkruhet ose do të paralajmërohet, dhe do të informohemi me përmbajtjen e marrëveshjes dhe e njejta do të përmbyllet”, shprehet analisti politik Albert Musliu.
 
Mbështja e faktorit ndërkombëtarë nuk ka munguar që nga samiti i Bukureshtit por ky optimizëm dhe ky inkurajim aq i drejtpërdrejt është i pranishëm që prej kur qeveria hyri në një proces më intenziv të gjetjes së kompromisit, nënvizon Musliu.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat