Mërgimtarët sjellin banka e karrige për shkollën fillore “Bajram Shabani“

Maqedonia

Mërgimtarët sjellin banka e karrige për shkollën fillore “Bajram Shabani“

Më: 12 maj 2018 Në ora: 16:23
Shkolla fillore “Bajram Shabani“

Bashkëatdhetarët tanë nga  Zvicrra e Gjermania, këtë herë ndihmuan Shkollën fillore “Bajram Shabani“ nga Kumanova. Si donacion nga shtetet e lartpërmendura  arriti  një kontigjent me  banga dhe karrige. Ky donacion u realizua pas një vizite që ata ikishin  bërë shkollës kumanovare.

“Ky donacion vie nga Zvicrra dhe Gjermania të cilin vllau me disa shokë e organizuan nga atje. Pam se në këtë shkollë duhet të ndihmohet dhe morrëm iniciative duke e falenderu edhe drejtorin e shkollës, dhe ja u bë mirë që arritëm deri këtu shpresojmë se edhe në të ardhmen do të ndihmojmë në këtë mënyrë sipas mundësive“, tha ndër të tjera Shenasiu Lutfiu.

Edhe drejtori i shkollës fillore “Bajram Shabani”, Mustafa Ebibi shprehi falenderim për bashkëpunim dhe kontributin e dhënë nga ana e mërgatës shqiptare.

“I falenderoj shumë vëllezërit Sulejmani, Xhevatin dhe Shenasiun nga Zvicrra sëbashku me Ajet Rrahimin të cilët para disa muajve na vizituan dhe na premtuan se do ta furnizojnë shkollën tonë me banga e karriga dhe ja ku jemi sot i sollën ato nga Zvicrra dhe Gjermania, kjo është një ndihmë shumë e madhe për shkollën tonë” shprehet drejtori, Mustafa Ebibi.

Ndryshe donatorët e lartë përmendur shprehën gatishmëri që edhe në të ardhmen të ndihmojnë në këtë mënyrë shkollën fillore “Bajram Shabani”, duke furnizuar me paisje të nevojshme për nxënësit e kësaj shkolle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat