Zaev: Bisedimet BE-Ballkani Perëndimor, moment historik

Maqedonia

Zaev: Bisedimet BE-Ballkani Perëndimor, moment historik

Më: 12 maj 2018 Në ora: 16:33
Zoran Zaev

Në vazhdën e aktiviteteve me rastin e “Ditës së Evropës”, kryeministri Zoran Zaev me mesazh për BE-në: “Me Ballkanin Perëndimor do të jeni fuqi më e madhe politiko-ekonomike në botë”. Zaev kështu theksoi edhe njëherë se qytetarët e vendit janë përcaktuar për BE për shkak të vlerave në të cilat besojmë dhe të cilat tanimë edhe i praktikojmë.

Derisa i përcjellim urime të gjithë evropianëve, përcjellim porosinë “Mbështetuni tek ne!” Raundi i ri i negociatave për zgjerim të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor i paralajmëruar nga Presidenti i Komisionit Evropian, Junker është edhe një hap historik i Evropës, që do ta bëjë Unionin lojtar edhe më të madh ekonomik dhe politik në skenën ndërkombëtare – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar duke folur në gjuhën maqedonase edhe një herë porosit vendin të vazhdojë me reformat e brendshme dhe ndërtimin e fqinjësisë së mirë.

Ky 9 maj është i veçantë për shkak se festojmë nën shenjën e kthimit që ndodhi në vendin tuaj. Nga vend në regres, ju u bëtë vend që lëviz në drejtimin e vërtetë, vend dhe qytetarë që Evropës ia përcjellin mesazhin “Po, ne mundemi!” këtë e ka thënë edhe Presidenti, Tusk se besimi në gjithë rajonin është kthyer falë përpjekjeve tuaja për realizimin e reformave në ndërtimin e një shoqërie për të gjithë – u shpreh Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së.

Këto komente Zaev e Zhbogar i bënë sot në aktivitetin e sotëm në Shtip, me të cilin përfundojnë organizimet për shënimin e “9 Majit”, respektivisht “Ditës së Evropës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat