Javën e ardhshme takim Zaev-Tsipras, edhe një tentim për zgjidhjen e çështjes së emrit

Maqedonia

Javën e ardhshme takim Zaev-Tsipras, edhe një tentim për zgjidhjen e çështjes së emrit

Më: 13 maj 2018 Në ora: 10:48
Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras

Javën e ardhshme më 17 maj në Sofje, do të takohen kryeministrat e Maqedonisë dhe ai i Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras, si vazhdim i tentimeve për të gjetur zgjidhje për çështjen e emrit.

Pritet të shihen rezultatet e takimit të tyre dhe më pas të konstatohet nëse dy vendet kanë arritur kompromis, pasi kryeministri Zaev në prill tha se kur opinioni do të dëgjojë për takimin e tyre, kjo do të thotë se ka mundësi të arrihet zgjidhje për emrin.

Takimi mes kryeministrave vjen pas takimit të djeshëm me shefave të diplomacisë së dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, nën ndërmjetësimin e Matthew Nimetz.

Pasi takimit të djeshëm i dërguari i OKB-së, Nimetz tha se kanë pasur takim serioz, të tensionuar, por edhe të dobishëm për të dy palët.

Ndërsa disa mediume greke gjatë ditës së djeshme publikuan disa skenare rreth arritjes së një marrëveshje mes Greqisë dhe Maqedonisë, ku sipas tyre marrëveshja do të nënshkruhet tani dhe do të plotësohet brenda dy viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat