Zaev: Në takimin e 17 majit nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare

Maqedonia

Zaev: Në takimin e 17 majit nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare

Më: 14 maj 2018 Në ora: 15:48
Zoran Zaev

Gjatë një vizite në komunën e Rosomanit, Kryeministi Zoran Zaev tha se të dhënat që publikohen për një marrëveshje përfundimtare më 17 maj, nuk janë të sakta, pasi që koha është e shkurtër.

Sipas tij, ka mbetur pjesa më thelbësore e bisedimeve, dhe ky është shkaku përse koha nuk mjafton.

Parasegjithash, Zaev konsideron se duhet të ketë njëfarë zgjidhje, për të qenë kreativ dhe të përkushtuar, dhe se do të dëshironte që të ketë një datë për fillimin e bisedimeve.

Përndryshe, më 17 maj pritet takimi Zaev-Tsipras në Sofje, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Zaev thotë se ky takim duhet të shfrytëzohet si përmbledhje e asaj që është arritur deri tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat