Dimitrov u takua me Ahmet Üzümcü, Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike

Maqedonia

Dimitrov u takua me Ahmet Üzümcü, Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike

Më: 14 maj 2018 Në ora: 18:27
Dimitrov u takua me Ahmet Üzümcü

Në ditën e parë të vizitës në Mbretërinë e Holandës, Ministri për Punë të Jashtme, Nikola Dimitrov mbajti një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) Ahmet Üzümcü. Ministri Dimitrov shprehu mbështetjen e plotë për punën e Organizatës, fituese e çmimit Nobel për Paqe në vitin 2013. “Unë e përshëndes udhëheqjen tuaj, është më e rëndësishme në këto kohë të pasigurta kur korniza e multilateralizmit tronditen”, tha ministri.

Në takim u diskutua për përpjekjet e rëndësishme që organizata po ndërmerr në drejtim të zbatimit të Konventës së Armëve Kimike. Ministri Dimitrov theksoi angazhimin e Republikës së Maqedonisë të shprehur nëpërmjet koordinimit tonë të tanishëm të Grupit Rajonal të Evropës Lindore në Organizatë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Vizita e ministrit Dimitrov në Mbretërinë e Holandës vazhdon nesër me ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Stefan Blok, ku do të mbajë fjalim para anëtarëve të Komisionit për çështje Evropiane në Kuvendin e Holandës, si dhe do të realizoj takime edhe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe MPJ holandeze. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat