Zaev do të takohet me Tsipras, Macron, Merkel dhe Rutte

Maqedonia

Zaev do të takohet me Tsipras, Macron, Merkel dhe Rutte

Më: 15 maj 2018 Në ora: 14:23
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev me zv. kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministrin për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov, më 17 maj do të marrin pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor çka do të mbahet në Sofje, Bullgari, vendi udhëheqës me Këshillin e Evropës.

Gjatë kohës së Samitit, siç informojnë nga qeveria në konferencë shtypi, Zaev do të ketë takime bilaterale me Kryetarin e Francës, Emanuel Macron, me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, si dhe me kryeministrin e Hollandës, Mark Rutte.

Në agjendën e kryeministrit Zaev janë planifikuar edhe takime bilaterale me kryeministrin e Austrisë, Suedisë dhe Estonisë, Sebastijan Kurz, Stefan Löfven dhe Jüri Ratas. Është parashikuar edhe takim me kryeministrin grek, Alexis Tsipras.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat