Lëvizja Besa kërkon nga kryeministri Zaev dy poste të zv.ministrave dhe një sekretar shtetëror, ja dikasteret

Maqedonia

Lëvizja Besa kërkon nga kryeministri Zaev dy poste të zv.ministrave dhe një sekretar shtetëror, ja dikasteret

Më: 15 maj 2018 Në ora: 18:59

Pas konfirmimit tashmë nga ana e qeverisë dhe kryeministrit Zoran Zaev si dhe vet Lëvizjes Besa lidhur me postin e ministrit të cilin e merr Lëvizja Besa e Afrim Gashit në rekonstruimin qeveritarë si dhe rritjen e shumicës parlamentare por edhe rikonfirmim të lajmit të Agjencisë së lajmeve të publikuar javë më parë, tashmë Agjencia e lajmeve mëson edhe postet tjera në eshalonin e dytë dhe të tretë të cilat i kërkon kjo parti.

Është posti i zv.ministrit të arsimit dhe shkencës si dhe zv.ministri i punëve të jashtme dikastere këto që kërkon t'i drejtojë Lëvizja Besa e Afrim Gashit kërkesë kjo e parashtruar tashmë tek kryeministri Zaev ndërsa në eshalonin e tretë kjo parti kërkon postin e sekretarit shtetërorë në ministrinë e drejtësisë, post ky që në përbërjen e fundit i ka takuar Aleancës për Shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat