Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev në llogarinë e tij në Twiter ka thënë se Maqedonia dhe Greqia po e përforcojnë miqësinë.
Ai ka shprehur edhe besimin se me kryeministrin grek Alexis Tspiras mund të gjendet zgjedhje e cila do të mbroj dinjitetin e qytetarëve të të dyja vendeve.
Kryeministri Zaev në ora 14:00 pritet të mbajë një konferencë për shtyp, ku priten sinjalet e para për rrjedhën e bisedimeve me kryeministrin grek.
Deri atëherë delegacionet kanë vendosur të heshtin dhe të mos bëjnë publike asgjë nga ajo se çfarë kanë biseduar dy kryeministrat.