Cipras kërkon zgjidhje pa kaluar vijat e kuqe

Maqedonia

Cipras kërkon zgjidhje pa kaluar vijat e kuqe

Më: 17 maj 2018 Në ora: 21:53
Aleksis Cipras

Ne zhvilluam bisedime jashtëzakonisht interesante, të cilat do të kenë ndikim në të ardhmen e rajonit dhe më gjerë në Bashkimin Evropian, deklaroi sot kryeministri grek Aleksis Cipras pas përfundimit të samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në Sofje.

Cipras tha se Greqia mbështet perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar rolit gjeopolitik të vendit në këtë zonë.

“Gjatë takimit me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev mbi çështjen e mosmarrëveshjes së emrit të Maqedonisë, zhvilluam bisedime thelbësore dhe konstruktive, megjithatë, ekzistojnë ende një sërë çështjesh të pazgjidhura të cilat mbeten të ndërlikuara në shumë nivele”, vazhdoi ai.

“Është një procedurë e vështirë dhe ne po shqyrtojmë hap pas hapi të gjitha detajet, por aktualisht, ne nuk jemi në gjendje të flasim për një marrëveshje,” deklaroi kryeministri grek, Cipras. I pyetur se në cilat fusha arritën të bien dakord të dyja palët , Cipras tha se, “ju ose bini dakort për gjithçka ose nuk pajtoheni për asgjë. Ne po kërkojmë zgjidhje pa kaluar asnjë  vijë të kuqe”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat