Gjykatësit e Maqedonisë nuk janë të kënaqur me reformat në sektorin e gjyqësisë

Maqedonia

Gjykatësit e Maqedonisë nuk janë të kënaqur me reformat në sektorin e gjyqësisë

Më: 17 maj 2018 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Ndryshimet e fundit dhe plotësimet e ligjeve për gjykatës dhe për këshilla gjyqësor nuk i kanë plotësuar pritshmëritë e gjykatësve.

Kështu thotë Shoqata e gjykatësve të Republikës së Maqedonisë (SHGJRM), përmes një njoftimi për media.

Sipas tyre, posaçërisht aspekti i përgjegjësisë disiplinore të gjykatësve dhe baza për shkarkim janë kontestuese.

Këshilli drejtues i Shoqatës konsideron se ndryshimet nuk janë në një linjë me Strategjinë për reforma në sektorin për gjyqësi, për periudhën 2017-2022, dhe përcaktimin e shprehur për një qasje gjithëpërfshirëse të gjykatësve në këtë proces.

Këshilli përshëndet bashkëpunimin pozitë-opozitë për për të punuar së bashku në agjendën reformuese në këtë sektor, por konsideron se parësore duhet të jenë përcaktimet për gjyqësi të pavarur, përmes krijimit të mekanizmave të qëndrueshme që do ta garantojnë këtë, duke i respektuar përcaktimet e gjykatësve të shprehura në më shumë dokumente të dorëzuara në Qeveri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat