Zaev propozimin e ri për emrin do t’ia prezantoj Ivanovit dhe liderëve të partive

Maqedonia

Zaev propozimin e ri për emrin do t’ia prezantoj Ivanovit dhe liderëve të partive

Më: 18 maj 2018 Në ora: 12:49
Zoran Zaev dhe Cipras

Qeveria as nuk ka konfirmuar e as ka mohuar informacionin i cili gjatë ditës së djeshme u plasua në disa media të caktuara se gjoja propozimi më ri nga pala maqedonase për emrin gjatë bisedimeve me të fundit me Greqinë është “Republika Ilindenska Makedonija”.

“Siç deklaroi kryeministri Zoran Zaev pas takimit të tij me homologun grek Tsipras, nga pala maqedonase janë prezantuar më tepër opsione për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme, kurse për njërën nga ato është konfirmuar se mund të jetë e pranueshme për të dyja palët” thonë sot përmes një kumtese me shkrim nga Qeveria e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat