Partitë parlamentare të punojnë në reforma dhe përafrimin e proceseve integruese

Maqedonia

Partitë parlamentare të punojnë në reforma dhe përafrimin e proceseve integruese

Më: 18 maj 2018 Në ora: 21:04
Kuvendi maqedonas

Përfaqësuesit e partive parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë në takimin e parë në kuadër të dialogut “Jean Monnet” të mbajtur në Ohër ranë dakord të promovojnë dhe të përafrojnë proceset e integrimit drejt BE-së, duke rënë dakord të zbatojnë reformat institucionale, duke përfshirë ato që i referohen Kuvendit si një institucion nga i cili qytetarët presin të japin rezultate në rrugën e integrimit evropian.

Në përfundim nga bisedimet u tregua edhe më tej gadishmërinë nxitur frymën e dialogut dhe kompromisit, si dhe forcimin e kapaciteteve legjislative dhe mbikëqyrëse të Kuvendit, si aspekte me rëndësi kyçe për anëtarësimin e vendit në BE.

Delegacionet e partive parlamentare, në kuadër të takimit të parë të dialogut të ‘Jean Monnet’ u arrit konsensus për katër fushat kryesore të punës së Kuvendit dhe nevojën për të përgatitur një kod etik për sjelljen e vetë deputetët brenda dhe jashtë Kuvendit, reforma e Rregullores së Kuvendit të cilat do të formojë një grup punues, mekanizma këshillues për zbatimin e duhur të marrëveshjes në kuadër të dialogut, i cili gjithashtu do të krye grup punues për reforma të punës dhe punën e Kuvendit, si dhe bashkëpunim të mëtejshëm në nivel të administratës në mes Kuvendit dhe Parlamentit Evropian, i cili do të përfshijë shkëmbimin e praktikave më të mira dhe ekspertizën teknike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat