Ushqimi në shkollat fillore në Maqedoni do të kontrollohet në mënyrë elektronike

Maqedonia

Ushqimi në shkollat fillore në Maqedoni do të kontrollohet në mënyrë elektronike

Më: 19 maj 2018 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit informon se në kuadë të projektit për përmirësimin e ushqimit të fëmijëve në institucionet parashkollore dhe shkollat fillore, që realizohet në bashkëpunim me UNICEF-in, është bërë përmirësim në rregulloren për standartet e ushqimit dhe njëkohësisht është krijuar mjet elektronik që mundëson kontrollimin e cilësisë së ushqimit.

Rregullat e reja dhe mjeti elektronik të dedikuara për udhëheqësit dhe personat përgjegjës në shkollat fillore është vendosur në këtë link.

“Apelojmë që të respektohen rregullat, të jepen rekomandime për parregullsitë dhe ushqimet, për mënyrën e përgatitjes, në mënyrë që të parandalohet sëmundjet tek fëmijët”, thonë nga Ministria e Arsimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat