Shitësit edhe sot bllokuan rrugën në Bit Pazar

Maqedonia

Shitësit edhe sot bllokuan rrugën në Bit Pazar

Më: 19 maj 2018 Në ora: 18:52
Bit Pazar

Tregtarët ilegal të Bit Pazarit në Shkup kanë protestuar edhe sot duke bllokuar hyrjen dhe daljen në drejtim të bulevardit “Krste Misirkov”.

Ata vazhdojnë të mbeten në qëndrimin e tyre se do të protestojnë deri në lejimin e rikthimit të veprimtarisë së tyre, shitjes nëpër trotuare dhe përgjatë Bit Pazarit.

Ndërkohë, dje kreu i Shkupit Petre Shilegov deklaroi se “durimit po i vjen fundi” duke shtuar se shumë shpejt do t’i jepet fund kësaj proteste, nëse tregtarët në fjalë vullnetarisht nuk largohen nga rrugët.

Ai edhe një herë apeloi deri te tregtarët të ndërpresin protestën dhe të legalizojnë biznesin e tyre me qëllim të mos krijimit të skenave të padëshiruara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat