Anita Angellovska mund të zgjedhet në krye të BPRM-së

Maqedonia

Anita Angellovska mund të zgjedhet në krye të BPRM-së

Më: 20 maj 2018 Në ora: 13:50
Dimitar Bogov

Mandati i guvernatorit aktual të Bankës Popullore të Maqedonisë, Dimitar Bogov skadon gjatë ditës së nesërme.

Sipas propozimit të presidentit të shtetit Gjorge Ivanov, i cili duhet të mbështetet nga së paku 61 deputetë në Kuvend, në vend të Bogovit në krye të BPRM duhet të zgjedhet Anita Angellovska-Bezhovska.

Sipas burimeve në Kuvend, propozimi për votim duhet të vendoset në rend dite gjatë seancës së planifikuar për nesër, ndërsa pritet që të mbështetet nga shumica e deputetëve.

Propozimi që Anita Angellovska-Bezhovska të jetë në krye të BPRM-së erdhi pasi Bogov edhe pse u propozua për një mandat të dytë, tërhoqi kandidaturën për shkak të siç tha, reagimeve dhe afateve për të zgjedhur guvernatorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat