Pengohet kontrabandim milionësh cigaresh përmes Maqedonisë

Maqedonia

Pengohet kontrabandim milionësh cigaresh përmes Maqedonisë

Më: 21 maj 2018 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Është penguar kontrabandim i cigareve nga Selaniku për në Shkup, që kap vlerë shumëmilionëshe në euro.

Mirëpo, Shkupi nuk është destinacioni i fundit i këtyre cigareve, por përmes Maqedonisë do të duhej të kontrabandohen për në tregun e Bosnjës e Hercegovinës dhe Çekisë, shkruan portali Sudstvo.

Sipas policisë greke, kjo është bërë për t’u ikur taksave, pasi që porosia është bërë nga kompani amë, kurse i tërë rrjeti do të përfitonte hiç më pak se pesë milionë euro për një kontenjer.

Në hetimet e nisura, policia greke ka kërkuar ndihmë nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Dërgesa e fundit është zbuluar në muajin e kaluar, kur u kapën 25,4 milionë cigare, pa banderolë mbrojtëse, që në treg kushtojnë 4,9 milionë euro, pa akciza. bëhet fjalë për cigare “Gold Mount” dhe “Royal Blue”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat