Merkel telefonon kryeministrat Zaev e Tsipras

Maqedonia

Merkel telefonon kryeministrat Zaev e Tsipras

Më: 22 maj 2018 Në ora: 14:29
Kancelajra gjermane Angela Merkel

Kancelajra gjermane Angela Merkel ka komunikuar mbrëmë me Kryeministrat Zaev e Tsipras, bën të ditur Deutsche Welle (DW).

Nga Berlini konfirmojnë se kancelarja ka telefonuar të dy kryeministrat, duke mos dhënë detaje plotësuese se çfarë është biseduar.

Ky komunikim vjen vetëm pak ditë pas Samitit të Sofjet, ku u takuan Zaevi dhe Tsipras, nga ku doli lajmi se ka një propozim të pranueshëm për të dy palët dhe ai është Maqedonia Ilindenase.

Pas kësaj, erdhi konfirmimi grek që emri duhet të ketë përmbajtje gjeografike ose kohore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat