Nesër paguhen subvencionet për pemët dhe kulturat kopshtare në Maqedoni

Maqedonia

Nesër paguhen subvencionet për pemët dhe kulturat kopshtare në Maqedoni

Më: 22 maj 2018 Në ora: 17:43
Ilustrim

Agjencia për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nesër do të paguajë 14 milionë denarë subvencione për frutat e prodhuara dhe të dorëzuara në kapacitetet përpunuese, për kultura kopshtare të prodhuara dhe të shitura në kapacitetet përpunuese dhe për masat intervenuese për subvencione shtesë prej gjashtë denarë për një kilogramë pjeshka dhe dy denarë për një kilogram shalqi.

Nga kjo shumë rreth 2,5 milionë denarë janë për subvencione për pemë të prodhuara dhe të shitura në kapacitetet përpunuese të cilat do t’u paguhen 147 personave, ndërsa përafërsisht 1,2 milionë denarë masë intervente për pjeshka për 56 persona.

Rreth 9,3 milionë denarë janë për kulturat kopshtare prodhuese dhe të shitura në kapacitetet përpunuese për 278 persona dhe mbi 1,1 milionë denarë për masën intervente për shalqi për 26 persona.

Lidhur me realizimin e subvencioneve për masat nga Programi për mbështetje financiare të bujqësisë 2017, deri tani kanë paguar afër gjashtë miliardë denarë. Pagesa vazhdon edhe në periudhën e ardhshme, me dinamikë e cila garanton respektim të afatit ligjor për pagesë të tërësishme të subvencioneve për vitin 2017, gjegjësisht 30 qershorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat