Zaev e Birosov vizitojnë Romën, për nderë të 24 majit të Shën Kirilit e Metodit

Maqedonia

Zaev e Birosov vizitojnë Romën, për nderë të 24 majit të Shën Kirilit e Metodit

Më: 24 maj 2018 Në ora: 08:49
Pamje nga takimi

Kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë, Zoran Zaev e Boyko Borisov, do të vizitojnë Romën, ku do të kenë ceremoni të përbashkëta për 24 majin e njohur si Dita e Shën Kirilit dhe Metodit.

Kryeministrat do të realizojnë një takim edhe me Papa Françeskun.

Kjo do të jetë vizita e parë e përbashkët e një delegacioni Maqedoni-Bullgari.

Kjo ditë konsiderohet si ditë kombëtare feste, si në Maqedoni, ashtu edhe në Bullgari dhe vizita paraqet një përafrim më të madh të miqësisë dhe fqinjësisë së të dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat