Tani për tani, Gruevskit nuk mund t’i merret mandati

Maqedonia

Tani për tani, Gruevskit nuk mund t’i merret mandati

Më: 24 maj 2018 Në ora: 17:03
Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski është i padenjë për të qenë deputet, pasi që kështu e thotë Rregullorja e Kuvendit, që thotë se një deputet i dënuar për vepër penale, nuk ka dinjitet ta kryej funksionin e të përzgjedhurit të popullit.

Kështu, atij mund t’i merret mandati, por duhet dy e treta e votave të Kuvendit, diçka që vështirë se do të ndodh, pasi që partia e tij ka vota të mjaftueshme për ta bllokuar një votim të tillë.

Nëse ai do të dënohet me më së paku pesë vite burg, atëherë Rregullorja parasheh që mandati t’i merret me automatizëm.

Në rastin e tanishëm, gjykatësi që shpall dënimin duhet që ta njoftoj Kuvendin, kurse kryesuesi i Kuvendit e njofton Komisionin për çështje të rregullores dhe mandatit e imunitetit.

Imuniteti nuk e mbron një deputet nga aktgjykimet, por vetëm nga paraburgimi, pa miratimin e Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat