“Proceset gjykuese ndaj Gruevskit më shumë janë politike sesa juridike”

Maqedonia

“Proceset gjykuese ndaj Gruevskit më shumë janë politike sesa juridike”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 24 maj 2018 Në ora: 17:48
Nikolla Gruevski

Gjatë ditës se djeshme, ish kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski është dënuar me dy vjet burgim për shpërdorim detyre në rastin e blerjen së një automjeti qeveritar në vlerë të 580 mijë eurove.

Në lidhje me këtë çështje njohësi i çështjeve politike në Maqedoni, Sulejman Mehazi ka thënë se proceset gjykuese ndaj Gruevskit më shumë janë politike sesa juridike Ai ka thënë për “Bota sot”, se në këtë rast lind pyetja se a janë gjykime juridike apo politike, meqë dilemat e këtyre gjykimeve janë mëdyshjet se a janë në realitet gjykime të drejta juridike apo gjykime të skenave teatrale politike.

Image
Sulejman Mehazi

“Sikur të ishin juridike dënimet do ishin më të rënda e më drastike. Arsyeja pse e them këtë është se në njërën anë kryeministrin e Maqedonisë, Zaevin, para dy ditëve gjyqësia maqedonase e shpalli të pafajshëm, kurse sot Gruevskin me dënim qesharak dy vjeçar. Merreni me mend, në njërën anë makina e blinduar 580,000 euro, në anën tjetër dënimi dy vjeçar i Gruevskit, kurse shqiptarët e Maqedonisë dënohet kaq vetëm vjedhjen e një pule”, ka thënë Mehazi.

“Këto procese gjyqësorë ndaj klikës politike gruevskiane janë pozitive e përmirësuese për politikanet tjerë, të jenë të kujdesshëm ndaj veprimeve politike. Këto procese gjykuese mendoj se janë më shumë politike sesa juridike dhe për funksionarët e kriminalizuar të BDI-së të cilët janë të rehatshëm për shkak koalicionit qeveritar me Zaevin e pafajshëm sipas gjyqit maqedonase”, është shprehur Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat