Komuna e Ohrit kërkon të ketë disa nga përmendoret e “Shkupit 2014”

Maqedonia

Komuna e Ohrit kërkon të ketë disa nga përmendoret e “Shkupit 2014”

Më: 24 maj 2018 Në ora: 18:16
Pamje nga Ohri

Komuna e Ohrit dëshiron që përmendoren e Car Samoilit, i cili është pjesë e projektit “Shkupi 2014” ta vendos në Ohër. Iniciativa ekziston prej më herët, ndërsa pritet të përfundojë revizioni i projektit dhe më pas do të vendoset se çfarë do të ndodhë me përmendoret.

Kryetari i Komunës së Ohrit, Jovan Stojanoski, thotë se përmendorja e Car Samoilit, e cila akoma ndodhet në qendër të Shkupit, i takon Komunës së Ohrit.

“Qëndrimi jonë është se vendi i Car Samoilit është në Ohër dhe për këtë arsye ne synojmë më tej, deri në përfundim të revizionit, të kërkojmë që përmendorja të transferohet në Ohër. Le të presim. Së shpejti presim rezultat pozitiv”, deklaroi Jovan Stojanoski.

Stojanovski thotë se deri më tani kanë biseduar me Kryeministrin dhe Ministrinë e Kulturës në lidhje me këtë çështje. Ai thotë se po mendojnë për një lokacion të mundshëm ku do të vendoset përmendorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat