Dita evropiane e parqeve nacionale, Maqedonia ka tre

Maqedonia

Dita evropiane e parqeve nacionale, Maqedonia ka tre

Më: 24 maj 2018 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Parqet tona janë kontakti ynë më i afërt me natyrën. Në parqe, në mënyrën më të mirë mund të shihet se si ekziston bashkëjetesë mes njeriut dhe natyrës në mënyrë të qëndrueshme, tregon hulumtimi për përfitimet nga patqet, zbatuar nga Fondi botëror për shkretëtirë – Adria, ku janë të kyçur 1.300 njerëz nga 58 rajone të mbrojtura në rajon.

Sipas Kasandra-Zorica Ivaniq nga WWF Adria, rajinet e mbrojtura janë me rëndësi thelkbësore për ruajtjen e natyrës, zakoneve dhe traditave, si dhe popullatës që jeton aty.

Organizata botërore për mbrojtjen e natyrës WWF në Ditën evropiane të parqeve që shënohet sot, u bën thirrje njerëzve të ndërlidhen me natyrën dhe ta kuptojnë rëndësinë e rajoneve të mbrojtura dhe llojllojshmërisë biologjike, si dhe të gjenden ekzemplarë të mirë për atë se si njerëzit jetojnë në harmoni me natyrën.

Në Maqedoni ekzistojnë tre parqe nacionale, Pelisteri, Mavrova dhe Galiçica, i fundit është form,uar para 60 viteve, përkatësisht në vitin 1958. Shoqata ekologjike e Maqeodnisë shpreson se së shpejti në Maqedoni do të shpallen parqe të reja nacionale në pajtim me qëllimin nacional nr. 11 nga Strategjia e miratuar për llojllojshmëri biologjike në të cilën është cekur se sipërfaqja momentale e rajoneve të mbrojtura, që paraqet rreth 9% nga territori i përgjithshëm i Maqedonisë, ndërsa kjo prëqindje deri në vitin 2023 duhet të rritet në 15%.

Dita evropiane e parqeve është shpallur në vitin 1998. Federata EUROPARC e vendosi këtë ditë me qëllim të ngritjes së vetëdijes publike për rëndësinë e rajoneve të mbrojtura dhe vlerave të tyre. Shënohet mu më 24 maj sepse në vitin 1909 në Skoci është formuar i pari nga dy parqetr nacionale në Evropë me çka filloi periudha intensive e mbrojtjes së natyrës së kontinentit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat