Mickoski: Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do ta rrëzojmë qeverinë jopopullore

Maqedonia

Mickoski: Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do ta rrëzojmë qeverinë jopopullore

Më: 24 maj 2018 Në ora: 22:58
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, gjatë qëndrimit të tij sot në Shtip ka thënë se ata si parti politike edhe në të kaluarën edhe në të ardhmen do të ofrojnë zgjidhje për qytetarët, që siç tha, ta përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

Ai shpresoi që sa më parë do të krijohen kushte që opozita të mund të ndjehet komode dhe të del në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe ta fiton siç tha, qeverinë jopopullore të Zoran Zaevit.

I pyetur për çështjen e emrit me Greqinë ai tha se pozicionet e partisë së tij janë të qarta, duke shtuar se nuk do të pranojnë ndryshim të emrit kushtetues.

“Pozicioni jonë është i qartë, i konfirmuar në disa raste në të kaluarën. Nuk do të ndryshojmë pasi jemi pajtuar ashtu në organet e partisë. Nuk posedoj informacione të mjaftueshme për këtë çështje”, tha mes tjerash Mickoski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat