Motoçiklistë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Policisë vizituan komunën e Krushevës

Maqedonia

Motoçiklistë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Policisë vizituan komunën e Krushevës

Më: 25 maj 2018 Në ora: 10:06
Motoçiklistë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Policisë

Në Krushevë u mbajt takimi i tretë i motoçiklistëve – IPA, ku morën pjesë rreth 90 anëtarë të Asociacionit Ndërkombëtar të Policisë (ANP), nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Sllovenia e Kroacia.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryekomunari i Krushevës, Tome Hristoski, duke u dëshiruar qëndrim të këndshëm në Krushevë.

Sipas tij, vizita e motoçiklistëve paraqet promovim për Krushevën, duke kërkuar nga ata që sërish ta vizitojnë këtë komunë.

Motoçiklistët e vizituan edhe Muzeun e Luftës Nacional-Çlirimtare dhe varrin e këngëtarit Toshe Proeski, si edhe shtëpinë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat