Regjistrohen disa tërmete në rajonin e Ohrit dhe Prespës

Maqedonia

Regjistrohen disa tërmete në rajonin e Ohrit dhe Prespës

Më: 26 maj 2018 Në ora: 10:02
Ilustrim

Seri e tërmeteve në rajonin e Prespës dhe Ohrit janë regjistruar mbrëmë nga Fakulteti Matematiko-Natyror në Shkup.

Epiqendra e tërmeteve ka qenë 85 kilometra në jugperëndim të Shkupit, me origjinë nga rajoni i Debërcës.

Dy nga këto tërmete janë regjistruar 50 dhe 59 minuta pas mesnate me fuqi prej 3 shkallëve të Rihterit.

Dridhjet nga tërmetet janë ndjerë edhe në Ohër, Strugë dhe Kërçovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat