OBRM-PDUKM: Nuk do të ketë negociata për anëtarësim në BE

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Nuk do të ketë negociata për anëtarësim në BE

Më: 27 maj 2018 Në ora: 16:23
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja ka dalë përsëri me konferencë për media lidhur me dokumentin “Non Paper” me të cilën disa shtete propozojnë pezullimin e procesit të zgjerimit të BE-së deri në vitin e ardhshëm.

Naum Stoillkovski nga OBRM-PDUKM thotë se dokumenti i djeshëm është dëshmi se Zoran Zaev dhe Radmilla Shekerinska vetëm po ua lajnë kokën me akull qytetarëve me premtime të rrejshme për nisjen e sivjetshme të negociatave për antarësim.

“Non Paper dhe reagimi i Qeverisë pas tij, e dëshmoi lojën e vërtetë se kjo Qeveri i zhvillon proceset e eurointegrimit duke sakrifikuar interesat kombëtare dhe shtetërore. Non Paper ua mbylli gojën zyrtarëve të Qeverisë që e citonin vazhdimisht raportin e Pribesë. Nuk ka reforma por vetëm partizim dhe keqpërdorim të sistemit”, tha Stoillkovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat