Kryetari i Çairit, Ganiu pret në takim ambasadorin amerikan, Bejli

Maqedonia

Kryetari i Çairit, Ganiu pret në takim ambasadorin amerikan, Bejli

Më: 31 maj 2018 Në ora: 18:55

Ambasadori amerikan në vend, Xhes Bejli, ka qëndruar sot për vizitë në komunën e Çairit, ku realizoi takim të rëndësishëm pune me kryetarin e kësaj komune, Visar Ganiun.Gjatë këtij takimi, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, njoftoi ambasadorin Bejli për punët që po ndërmerr udhëheqësia e komunës për të qenë në mënyrë sa më efikase në shërbim të qytetarëve. 

Ai po ashtu falënderoi ambasadorin amerikan për angazhimin dhe gatishmërinë e përhershme që të dëgjojë sfidat e menaxhimit të udhëheqjes së komunave në vendin tonë dhe të ofrojë përkrahjen e tij maksimale për tejkalimin e suksesshëm të tyre.

Ambasadori Bejli ka inkurajuar Ganiun dhe gjithë strukturën organizative në misionin për të kryer obligimet profesionale në kohë dhe në mënyrë cilësore. Ai premtoi vazhdimësi dhe fuqizim të përkrahjes për shoqëri gjithëpërfshirëse dhe me perspektivë që trajton në mënyrë të barabartë çdo qytetar të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat