Zaev u takua me deputetin e Bundestagut gjerman Hakverdia

Maqedonia

Zaev u takua me deputetin e Bundestagut gjerman Hakverdia

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 18:59
Zaev u takua me deputetin e Bundestagut gjerman Hakverdia

Kryeministri Zoran Zaev u takua sot me Metin Hakverdia, një ligjvënës në Bundestagun gjerman.

Siç informojnë nga konferenca e shtypit të qeverisë, deputeti Hakverdi ka dhënë mbështetje të fuqishme për të vazhduar procesin e finalizimit të zgjidhjes së mosmarrëveshjes që pengon integrimin euroatlantik të Maqedonisë.

“Në Bundestag dhe në përfaqësuesit e PSD Maqedonia ka mbështetjen që të vazhdojë në rrugën euroatlantike”, tha deputeti gjerman.

Kryeministri Zaev falënderoi mbështetjen e madhe që jep Republika e Gjermanisë, Bundestagu dhe PSD në procesin e arritjes së qëllimeve strategjike të vendit tonë, duke përfshirë edhe për bisedimet me Greqinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat