Zaev ende nuk ka biseduar me Ciprasin, grupet e punës po i saktësojnë detajet teknike

Maqedonia

Zaev ende nuk ka biseduar me Ciprasin, grupet e punës po i saktësojnë detajet teknike

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 16:46
Zoran Zaev

Kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras nuk kanë pasur bisedë telefonike gjatë ditës së djeshme lidhur me marrëveshjen eventuale për çështjen për emrin, informoi sot Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë pjesëmarrjes në punimet ndërtimore të rrugës së re ekspres Shtip – Radovish.

Ai vërejti se për negociatat dhe marrëveshjen rreth emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë ka disa probleme teknike të cilët, siç thotë, duhet të zgjidhen midis dy palëve.

“E dini unë që në fillim isha optimist, nuk do të doja të jap hollësi. Besoj se do ta gjejmë zgjidhen, por sapo të mënjanohen këto mundësi teknike menjëherë do të ndodhë biseda telefonike dhe besoj se në afatin më të shpejt të mundur mund të publikojmë se gjithë ajo që është dakorduar, si do ta procedonin më tej vetë procedurat, që të mbërrijmë në kohë para Këshillit Evropian për shkak se atëherë do të vendoset për marrje të datës për fillim të negociatave për Maqedoninë. Kështu, ditëve të ardhshme jemi maksimalisht të përkushtuar dhe fokusuar, bëhet fjalë për dakordim për nene nga marrëveshja, për hollësi të cilat janë të rëndësishme, për shkak se tani është koha që ato saktësisht të dakordohen”, tha Zaev.

Konfirmon se që të dyja palët kur do ta arrijnë marrëveshjen rreth emrit nënshkrimi i saj midis Maqedonisë dhe Greqisë do të ndodhë në Prespë, ndërsa, siç thotë, kjo është dëshirë që nga Davosi.

“Atje do të duhet të jetë nënshkrimi, kjo është dëshirë që nga Davosi për këtë shkak edhe kryeministri Cipras çdoherë e përsërit dhe për këtë arsye unë vetëm mund ta konfirmoj gjithsesi se në këtë moment atë që me gojë po e bisedojnë ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë duhet të bartet në një dokument juridik duhen disa hollësi, në fund unë dhe kryeministri Cipras duhet të vendosim me argumentimet tona. Unë jam i gatshëm për këtë bisedë, e di se edhe ai është i gatshëm, gjithsesi se për ne është e rëndësishme se si këtë do t’ia shpjegojmë opozitës tonë të Maqedonisë që të ketë arsye që ta ftojmë për të qenë së bashku me ne”, theksoi Zaev.

Më e rëndësishme është, shtoi, që t’u shpjegojmë qytetarëve të Maqedonisë, por gjithashtu paralelisht është e rëndësishme që t’i shpjegojmë opozitës në Greqi, si dhe qytetarëve të Republikës së Greqisë. “Çdo marrëveshje ka aspirata përfundimtare jo vetëm të mënjanojë një problem të caktuar, por të jetë vegël për rritje të miqësisë midis dy popujve. Unë besoj se edhe ashtu do të pranohet nga të dyja palët. Kjo vetëm të jetë arsye që të rritet intensiteti dhe bashkëpunimi i ndërsjellë nga çdo aspekt midis qytetarëve të RM-së dhe qytetarëve të Republikës së Greqisë”, tha Zaev.

I pyetur se si e komenton propozimin Republika Veriore e Maqedonisë për të cilin këtyre ditëve publikuan mediat greke, Zaev me qëndrim se nuk do të komentonte hollësi për shkak se, siç thotë, është i kujdesshëm dhe dëshiron të lë shans që të ketë sukses marrëveshja.

“Menjëherë sapo të vendosim për emrat, mbiemrat, shtesat ose ngjashëm ne menjëherë do t’ua kumtonim qytetarëve”, theksoi kryeministri.

Në pyetjen e gazetarëve se pse opinioni dhe mediat e Maqedonisë vazhdimisht kuptojnë informata dhe spekulime nga mediat greke dhe se ku konkretisht është bllokuar marrëveshja me Greqinë, Zaev sërish theksoi se nuk dëshiron të flasë për hollësi.

“Është e ndjeshme, nuk e di se si këtë do ta pranojë pala greke. Ata janë miqtë tanë, tanimë besimi është i madh, i ndërtuar. Nuk do të flisja për hollësi. Për shkak se ato janë gjëra të cilat duhet ne t’i mënjanojmë, edhe pala e Maqedonisë dhe Greqisë. Nuk do të mënjanohen në mënyrë tjetër. Spekulimet çdoherë dalin nga të gjithë anët. Së pari punojnë më shumë njerëz në materien e temës që të mund të krijohen ato rrethana dhe të realizohet ky komunikim telefonik midis meje dhe kryeministrit të Greqisë Aleksis Cipras”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat