Zaev: Në korrik pres ftesë për anëtarësim në NATO

Maqedonia

Zaev: Në korrik pres ftesë për anëtarësim në NATO

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 17:45
Zoran Zaev

“Nëse drejtohemi gjithë drejt gjetjes së zgjidhjes, 2018 mund të jetë vit për t’u mbajtur mend edhe për Maqedoninë, por edhe për rajonin, BE-në dhe NATO-n. Për këtë arsye jam optimist dhe pres ftesë për hyrje në NATO në korrik”, theksoi kryeministri Zoran Zaev në një intervistë.

Në pyetjen nëse ndryshimet në Ballkanin Perëndimor e bëjnë faktor në stabilitetin e rajonit ose është rajoni ai që prodhon kriza, Zaev tha se Ballkani Perëndimor çdo herë ka dëshmuar se mund të ketë udhëheqës politik të sinqertë, energjik dhe të vendosur, të cilët sipas tij, mund të vlerësojnë çfarë është e nevojshme për qytetarët e tyre,

“Nëse ndonjëherë Ballkani Perëndimor ka qenë i vendosur për të ardhmen e përbashkët, ajo është tani. Është një moment shumë i rëndësishëm. I dijmë nevojat e njëri-tjetrit dhe kemi treguar se Evropa është një”, ka thënë Zaev.

Ndërsa në pyetjen se si do të miratohen rekomandimet e BE-së për Maqedoninë, veçanërisht pas rekomandimit për fillimin e bisedimeve, Zaev tha se vendimi i Komisionit Evropian është i qartë dhe se me atë janë konfirmuar politikat e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat