Në Shkup shqiptohen 244 masa për parkim të parregullt

Maqedonia

Në Shkup shqiptohen 244 masa për parkim të parregullt

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 11:15
Policia e Maqedonisë

Në rajonin e Bashkisë së Shkupit, për parkim të parregullt janë shqiptuar masa për 244 vozitës, kurse 37 vetura janë larguar me karotrec.

88 automjete janë evidentuar të lëvizin me shpejtësi të tepruar, ndërsa 59 shoferë kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit.

Gjitashtu, 20 shoferë nuk kanë patur të drejtë ende që të vozitin, kurse shtatë shoferë kanë qenë fillestarë.

31 vetura të paregjistruara janë hasur dhe janë marr masa që të mos shfrytëzohen për komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat