Sheqerinska: Maqedonia bën gjithçka dhe shumë po rrezikon, BE duhet ta ketë parasysh këtë

Maqedonia

Sheqerinska: Maqedonia bën gjithçka dhe shumë po rrezikon, BE duhet ta ketë parasysh këtë

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 16:52
Radmilla Sheqerinska

Në televizionin “Frans 24” u realizua një intervistë me minsitren Radmilla Sheqerinska, në gjuhën franceze dhe angleze, informojnë nga Ministria për Mbrojtje.

Në pyrtjen se a mundet që Maqedonia të mbështetet në ndihmën e kryetarit të Francës, Emmanuel Macron, për anëtarësimin në BE dhe NATO, Sheqerinska u përgjigjë:

“Kryeministri ynë pati një takim në Sofje me kryetarin Macron dhe ne jemi të lumtur që ai e mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, por është e vërtetë se Franca ka një pozicion pak më të ndryshme për zgjerimin e BE-së. Duhet të dihet se në rastin e Maqedonisë nuk po flasim për anëtarësimin në BE, por për fillimin e negociatave. Është diçka e ndryshme, ajo është një proces i vështirë dhe i gjatë, i cili varet nga ne, fuqinë tonë për ndryshim dhe reforma, por edhe nga shtetet anëtare të BE-së. Unë do të përdor fjalët e Macron, nuk duhet të pritur kur të vjen një mundësi. Tani ka një mundësi në Ballkan, dhe kjo nuk ndodh shpesh. Dhe tani Evropa thotë, po, ka sukses në Ballkan. Kjo është një mundësi e rrallë për Maqedoninë, e cila është plot dallime etnike dhe fetare, por është një demokraci funksionale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat