Zaev me apel drejt Ivanovit: Vetoja nuk është demokraci funksionale

Maqedonia

Zaev me apel drejt Ivanovit: Vetoja nuk është demokraci funksionale

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 18:31
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot edhe njëherë apeloi drejt presidentit Gjorge Ivanov që të nënshkruajë Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe të mundësojë funksionim pa pengesa të demokracisë në shoqëri.

Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në përfundim të konferencës për Projekti Rrjeti 23+ tha se në disa takime me Ivanovin është munduar të bindë atë që të nënshkruajë Ligjin për gjuhët, pasi që me këtë ligj ka bllokuar Kuvendin në funksionin e saj ligjvënës.

“Ai dërgon porosi se presidenti mund të vendosë kur do dhe mbi cilin do ligj veto të nënshkrimit të tij. Kjo uk është demokaci funksionale”, tha Zaev.

Ai tha se duhet të aktivizohen institucionet kompetente si Gjykata Kushtetuese, por edhe të kërkohet vlerësimi i Komisionit të Venedikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat