LD: Përcaktimi ynë është anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE

Maqedonia

LD: Përcaktimi ynë është anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 09:02
Pavle Trajanov

Në pritje të “paketës” së zgjidhjeve që ndërlidhen me zhbllokimin e proceseve euroatlantike, përkatësisht zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, tentimet e KOM-OA për njohjen e autoqefalisë nga ana e Patriarkanës së Carigradit, janë ngjarje të cilat kërkojnë, unitet, dhe përgjegjësi për secilin politikan dhe qytetarë, tha Pavle Trajanov, nga takimi në Ohër me partinë e tij.

Orientimi ynë është që Maqedonia të jetë anëtare e plotë e NATO-s dhe BE-së, në të cilat do të hapen perspektiva të reja për të rinjtë, që të mos shpërngulen nga Maqedonia, tha Trajanov.

Ato parti të cilat do të marrin “barrën” për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë, mundet që në afat të shkurtër të humbin pikë politike, por do të krijojnë kushte për zhvillim, investime dhe vende të reja të punës, theksoi ai.

Trajanov foli edhe për nevojën e përforcimit kadrovik të partisë, me kyçjen e të rinjve dhe kuadrot kreativë — thuhet në deklaratën e Lidhjes Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat