Tevdovski dhe Angelovska-Bezhoska në Konstituencë e Bankës Botërore dhe FMN-së

Maqedonia

Tevdovski dhe Angelovska-Bezhoska në Konstituencë e Bankës Botërore dhe FMN-së

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 10:27
Anita Angelovska-Bezhoska

Delegacioni i udhëhequr nga ministri i financave, Dragan Tevdovski dhe guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, marrin pjesë në takimet e Konstituencës të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, që mbahet në Split të Kroacisë.

Në Konstituencë fjalim do të mbajë nënkryetari i Grupit të Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore, Siril Miller, si dhe drejtorët ekzekutiv të FMN-së dhe BB, Antony De Lanoy dhe Frank Hemskirk.

Në margjinat e Konstituencës, siç njofton ministri e Financave, Tevdovski do të takohet me Ministrin e Financave të Holandës, Vopka Ukstrsta.

Hollanda kryeson Konstituencën në të cilën është Maqedonia. Në të marrin pjesë gjithashtu Kroacia, Ukraina, Izraeli, Rumania, Bullgaria, Luksemburgu, Qipro, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia, Armenia dhe Mali i Zi. Në takimet vjetore të përfaqësuesve të Konstituencës marrin pjesë ministra dhe guvernatorë të bankave, me qëllim forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimin e mendimeve mbi temat aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat