Greqi, optimizëm për epilogun e bisedimeve

Maqedonia

Greqi, optimizëm për epilogun e bisedimeve

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 18:11
Ilustrim

Zëdhënësi i qeverisë greke dhe ministër pa resor, Dimitris Canakopulos është optimist se do të ketë një rezultat “të mirë” të negociatave për emrin me Maqedoninë, thuhet në intervistën e botuar sot për Nea Selida.

Por, sipas televizionit ALFA, i cili nuk i referohet burimeve zyrtare, në Greqi nuk ka shpresa të mëdha se biseda telefonike midis kryeministrit grek Aleksis Cipras dhe homologut të tij maqedonas Zoran Zaev do të zhvillohet këtë fundjavë. I njëjti tekst gjithashtu thotë se nëse biseda e pritshme do të ndodhë, Cipras do ti informojë liderët e atjeshëm politikë.

Gazeta To Vima në 24 orët e fundit publikon disa tekste mbi temën që lidhet me skenën politike greke, duke përfshirë një koment redaktues që drejtpërdrejt bën thirrje për një zgjidhje. Në të, ndër të tjera, thuhet se – pushteti dhe opozita në Greqi kanë detyrimin tu sqarojnë qytetarëve grekë se Shkupi nuk paraqet asnjë kërcënim dhe se tani është momenti për të mbyllur çështjen e emrit.

Megjithatë, në mediat e sotme greke nuk ka detaje të reja rreth procesit të bllokuar. Një tekst të tillë ka vetëm gazeta Katimerini, e cila thirret në zyrtar të lartë qeveritar nga Maqedonia se – procesi po zvarritet për shkak të mosmarrëveshjeve në “interpretimin” e dispozitave ligjore të marrëveshjes dhe jo për shkak të dallimeve parimore.

Në shumicën e teksteve subjekt i analizave janë përplasjet midis Sirizas në pushtet dhe Demokracisë së Re në opozitë. Në fokus është kreu i opozitës Kiriakos Micotakis, i cili në Greqi mbron qëndrime të ashpra mbi kontestin e emrit. Megjithatë eurodeputeti Eduard Kukan ditë më parë tha se pas takimit me Micotakis kishte fituar bindjen se do të ketë mirëkuptim për një marrëveshje eventuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat