Reformat gjyqësore, për njerëzit apo për BE-në?

Maqedonia

Reformat gjyqësore, për njerëzit apo për BE-në?

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 23:49
Ilustrim

Akoma është herët për të folur për reformat që janë zbatuar brenda një viti. Ekspertët juridikë, thonë se koha është e shkurtër për të bërë ndonjë analizë për atë që është punuar, ose për të bërë diçka që do të sjellë rezultat. Megjithatë, problemi më i madh është besimi i ulët i qytetarëve në sistemin gjyqësor.

Unë nuk pajtohem se reformat duhet të shtyhen për ndonjë lloj anëtarësimi. Reformat janë për ne brenda, për gjyqësorin cilësor, për drejtësinë cilësore. Nuk na duhen reforma, nëse për atë marrim vetëm kartë jeshile për më tutje. Populli i këtij shteti është i pakënaqur nga gjyqësori. Kemi bërë një anketë, u anketuan qytetarët e zakontë. 90% e popullatës nuk i besojnë gjyqësorit, tha Natali Petrovska  drejtoreshë ekzekutive e “TË GJITHË PËR GJYKIM TË DREJTË”

Ish-gjykatësja e Gjykatës Supreme, Vera Koco, thotë se për të pasur gjyqësor më të mirë, duhet të ndryshohet matrica mendore.

“Është shumë i rëndësishëm integriteti personal, standardet etike dhe morale dhe cilësitë e një personi. Nëse gjykatësi i posedon këto karakteristika, atëherë do të mund të zgjedhet. Ju duhet të bëni kontroll, nëse ai gjykatës gjatë punës së tij, funksion e tij e ka kryer në mënyrë të drejtë dhe nëse e ka respektuar atë që quhet gjykimi i drejtë”, u shpreh Vera Koco – gjykatëse e gjykatës supreme në pension.

Sipas avokatit dhe ish-gjykatësit, Jovan Joanidis, në Maqedoni akoma ka gjyqësor të varur. Ai shton se në gjyqësorin e vendit, nuk ka politikë kadrovike, por personale.

“Besimi i qytetarëve fitohet me gjyqësor të pavarur, e jo me gjyqësor të varur. Aktualisht akoma është i varur. Nuk ka politikë kadrovike, ne në sistemin gjyqësor kemi politikë personale. Nuk mundet secili person të jetë gjykatës në Gjykatën Supreme apo në Gjykatën e Apelit”, tha Jovan Joanidis – avokat dhe ish gjykatës.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, dje e prezantoi “Planin 18”, për të cilin thotë se është vazhdim, respektivisht plotësim i “Planit 3-6-9”. Të gjitha reformat që nuk u realizuan paraprakisht, do të realizohen me Planin e ri, pohojnë nga Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat