Kisha Ortodokse Bullgare do ta ndihmojë Kishën Ortodokse të Maqedonisë

Maqedonia

Kisha Ortodokse Bullgare do ta ndihmojë Kishën Ortodokse të Maqedonisë

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Kisha Ortodokse e Bullgarisë (KOB) zotohet se do të bëjë çmos dhe që është në pajtim me kanunin e shenjtë të Kishës për të ndihmuar, siç thonë, vëllezëtit e tyre ortodoks në Maqedoninë e sotme.

Sipas letrës dërguar për 1000 vjetorin e Argjipeshkvisë së Ohrit, fati historik i të dy vendeve është i ndryshëm, krahasuar me të kaluarën e shteteve dhe kishave, dhe se proceset politiko-shoqërore sollën në krijimin e dy shteteve dhe kishave.

Nga KOB shtojnë se një pjesë e çështjes së statusit të Kishës Ortodokse të Maqedonisë (KOM) është edhe çështje e fatit historik të Arqipeshvisë bullgare të Ohrit, që ka ekzistuar në të kaluarën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat