Ministria e shëndetësisë me masa për parandalimin e largimit të kuadrit

Maqedonia

Ministria e shëndetësisë me masa për parandalimin e largimit të kuadrit

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 16:39
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëron masa tjera për të parandaluar kuadrin mjekësor me shkollim të mesëm që ta lëshoj vendin për të punuar në spitalet e Gjermanisë, Zvicrës ose shteteve të tjera. Filipçe tha se do të kërkoj nga kolegu i tij gjerman që bashkërisht të krijojnë një sistem pune që punëtorëve nga Maqedonia tu lejohet të punojnë vetëm përkohësisht dhe jo të shpërngulen.

Në një bisedë që kisha me ministrin gjerman të shëndetësisë, vendi i të cilit ka nevojë për kuadër mjekësor me shkollim të mesëm, biseduam që të krijojmë një sistem për punë të përkohshme në Gjermani. Do të kemi takime gjatë javës së ardhshme, me përfaqësues zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ajo që planifikojmë ta organizojmë është e radhës, ti hapet dera infermiereve që të mund të punojnë atje përkohësisht, një ose dy muaj të përfitojnë por mos ta lëshojnë vendin – dekalroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Këto komente, ministri i shëndetësisë Filipçe i bëri gjatë vizitës në repartin intensiv në Klinikën e fëmijëve në Shkup ku vizitoi foshnjën e indur me peshë më të vogël, 500 gramë. Ai me këtë rast sqaroi se përdorimi i metodave të reja dhe ilaçeve e rrit besueshmërinë për mbijetesë të foshnjave të lindura para kohe me peshë të vogël. Sipas, Filipçes, në këtë repart, nga numri i përgjithshëm i foshnjave të lindura para kohe, ka vdekur vetëm një i porsalindur me deformime të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat