Komuna e Likovës e interesuar për zhvillimin e turizmit rural

Maqedonia

Komuna e Likovës e interesuar për zhvillimin e turizmit rural

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 18:37
Erkan Arifi

Bukuritë e rralla natyrore me peisazhe joshëse në rajonin e Likovës e sidomos Malësin e Karadakut, kanë motivuar autoritetet lokale të Komunës së Likovës që të përgatisin një plan strategjik për zhvillimin e turizmit rural.

Sipas këtij plani parashihen qendra rekreativo turistike në komunën e Likovës. Kreu i kësaj komune Erkan Arifi për TVM 2 tha se bëhet fjalë për 10 hektarë tokë të urbanizuara të dedikuara për këto veprimtari.

“Kemi marrë një iniciativë dhe jemi në fazën finale të përfundimit të planit urbanistik për zhvillim rural, zhvillim të turizmit rural duke përfshirë kështu disa blloqe edhe atë planifikojmë ndërtimin e objekteve hotelerike, ndërtimin e vikend shtëpizave si dhe pishinave të ndryshme. Kjo domethënë se ne planifikojmë me plan urbanistik e më pastaj do bëjmë edhe shpallje publike”, tha Arifi.

Arifi i bënë apel të gjithë atyre që kanë interes, të investojnë në turizmin rural në komunën e Likovë, pasi komuna do ju ofrojë kushte të përshtatshme dhe se njëherësh paralajmëron edhe asfaltimin e rrugës që çon deri tek dy pendat e Likovës.

“Kemi fituar projektin për asfaltimin e rrugës lokale nga varrezat e fshatit Likovë deri në fillim të fshatit Gushincë diku 7.5 km ku vlera totale e këtij investimi do arrijë afër 1 milion euro ku ne si komunë participojm me 100 mijë euro ndërkaq mjetet tjera i investon Banka Botërore për zhvillimin e turizmit rural”, tha Arifi.

Kreu i komunës së Likovës Erkan Arifi gjithashtu paralajmëroi se shërbimet komunale janë në fillim të procesit për urbanizimin edhe të 15 hektarëve tokë të dedikuara për zhvillimin e turizmit malor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat