Ditët në vijim me mot i nxehtë në Maqedoni, javën e ardhshme përsëri mot jostabil me reshje të shiut

Maqedonia

Ditët në vijim me mot i nxehtë në Maqedoni, javën e ardhshme përsëri mot jostabil me reshje të shiut

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 21:34
Ilustrim

Sot pasdite mbajti mot i paqëndrushëm në mëshumë vende në pjesën lindore të vendit, edhe atë në rajonin e qyteteve Shtip, Shën Nikollë, Kumanovë. Masa e mjegullës ka lëvizur drejt pjesëve qendrore, ndërsa vonë pasdite edhe drejt pjesëve malore perëndimore dhe jugore të vendit.

Në rajonin e Shkupit ka fryrë erë e fuqishme e ndjekur nga reshje lokale të shiut dhe bubllima, ndërsa në rajonin e Velesit ka pasur reshje të rrëmbyeshme të shiut.

Në orët e mbrëmjes edhe më tej do të ketë reshje lokale të shiut në pjesët lindore të vendit, ndërsa gjatë natës do të ketë stabilizim të motit, me vranësira tëpërkohshme dhe erë të mesme me drejtim verior.

Nesër moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të përkohshme. Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë reshje të përkohshme të shiut dhe vetëtima të rralla. Vlera e valëve UV do të jetë 8.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 11 deri më 19, ndërsa temperatura më e lartë ditore do të jetë mes 26 dhe 34 gradë Celsius.

Ditën e martë do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa nga dita e mërkurë pritet përsëri mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme të shiut. Deri të mërkurën temperaturat ditore do të jenë në rritje ndërsa nga dita e enjte do të ketë ulje të temperaturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat