Vetëm dy kandidatura për drejtor të ATO-s

Maqedonia

Vetëm dy kandidatura për drejtor të ATO-s

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 23:06
Bashkim Selmani

Në prag të përfundimit të konkursit publik për drejtorin e Agjencisë Teknike Operative, përgjegjëse për përgjimet, Alsat mëson se numri i kandidatëve të interesuar mbetet i ulët.

Edhe pse nga Kuvendi nuk japin informacione zyrtare, bësohet se edhe më tej kandidatë që aplikojnë janë vetëm dy. Zyrtarisht konkursi mbyllet nesër kurse fundi i muajit qershor duhet të ketë siguruar një emër për të udhëhequr me këtë organ. Në afat prej 30 ditësh nga emërimi i drejtorit, sipas ligjit për ATO-në, duhet të sillet akt për organizimin e brendshëm dhe sistemimin e të punësuarve. Konkursi publik për të punësuarit do të fillojë shtatë ditë pas përzgjedhjes së drejtorit. E gjithë procedura e angazhimit të personelit të bëhet deri në shtator. Deri atëherë do të merren edhe shtatë të punësuar nga MPB-ja, kurse në ndërkohë, do të bëhet edhe adaptimi fizik dhe teknik i objektit për ATO-në, me infrastrukturë të re dhe ridizajnim të sistemit LEMF. Po ashtu parashikohet shpërndarja e pajisjeve ndërmjetësuese dhe shpërndarje e stacioneve punuese me të cilas disponon MPB-ja dhe DSK-ja në organet që mund të ndjekin komunikimet. Profesori i sigurisë Bashkim Selmani beson se fakti që i gjithë organizimi i brendshëm i ATO-së varet nga drejtori, centralizon kompetencat dhe lehtëson ndikimet e jashtme. Ai vlerëson se përgatitjet mund të shkojnë sipas afateve të parashikuara, por edhe më tej është skeptik për punën e këtij institucioni.

“Unë besoj se do të ketë suksesin e duhur sepse vetë eliminimi i postit të zëvendës-drejtorit nënkupton më pak qasje dhe më tepër ndikimeve individuale se sa institucionale për mënyrën e përcjelljes së sigurisë në Republikën e Maqedonisë. Poashtu është i centralizuar për shkak se këtu do të varen të gjitha kompetencat dhe funksionet nga drejtori që shumë më lehtë dhe shumë më shpejt mund të manipulohet ose të keqpërdoret nga vetë politika”, – u shpreh Bashkim Selmani, profesor i sigurisë.

ATO-ja do të përfaqësojë organ ndërmjetësues dhe përçues të sinjalit mes operatorëve celularë dhe institucioneve që do të kërkojnë masën e përgjimit. Ajo pritet të fillojë me punë më 1 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat