Banorët e Kërçovës ankohen për katastrofën ekologjike në “Osllomej”

Maqedonia

Banorët e Kërçovës ankohen për katastrofën ekologjike në “Osllomej”

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 16:12
Ilustrim

Kërçovarët janë të revoltuar kur mbrëmë nga TEC “Osllomej” ka ardhur deri tek hedhja e një sasie të madhe pluhuri në ajër.

Banorët ankohen se i tërë ajri ka qenë i ndotur, mezi se merej frymë, ndërsa tek shumë persona janë paraqitur simptoma, tharje të fytit. Ato janë të shqetësuar dhe deklarojnë se nuk punojnë filtrat, me çka është helmuar ajri që nga mbrëmë.

Nga SHA ELEM sot theksuan se vetëm se është rregulluar problemi në sistemin për mënjanimin e hirit, çka ka ndodhur mbrëmë në TEC “Osllomej”, me çka ka ardhur deri tek hedhja e hirit në atmosferë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat