Kërkesë e re për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

Maqedonia

Kërkesë e re për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 16:49
Grujevskit dhe Boshkovskit

Ministria e Drejtësisë do të paraqesë një kërkesë të re për ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit, pasi e para u refuzua, nga shkaku se të arratisurit ishin falur njëherë. Pritet vetëm aktgjykimi i Gjykatës Supreme greke dhe nënshkrimi i Ministrit grek të Drejtësisë.

Për të mos përmendur përqindje, mendoj se me siguri do të bëjmë një përpjekje. Ndoshta për shumë arsye. Një nga arsyet është se rasti në të cilin ata thirren, nëse është ai, Leksa me Sllovakinë, nuk është identik me rastin në Republikën e Maqedonisë. Me Serbinë kemi pasur të njëjtin rast, ku Gjykata Supreme e Serbisë ka refuzuar, kemi dhënë një kërkesë të re dhe i akuzuari është ekstraduar – deklaroi Oliver Ristovski, zëvendësministër i Drejtësisë.

Në Ministrinë e Drejtësisë konsiderojnë se ka shans të marrin ekstradimin në përpjekjen e dytë, sepse nuk kanë pasur mundësi të deklarohen për argumentin kryesor të mbrojtjes – faljet e presidentit Ivanov. Sipas Ristovskit, ato ishin të paligjshme.

Ndryshe nga shteti, qëndrimi i fundit i mbrojtjes është se Grujevski dhe Boshkovski nuk mund të ndiqen penalisht. Argumenti i tyre është Gjykata Supreme greke, e cila i është referuar praktikës së gjykatës së Strasburgut, që njëherë falja e bërë, nuk mund të tërhiqet. Epilogu i procedurës së ekstradimit është i një rëndësie të madhe, sepse është e sigurt se do të ndikojë në të gjitha proceset e PSP-së që zhvillohen në Maqedoni. Në bazë të vendimit të Gjykatës Supreme greke, përkatësisht, praktikës së Gjykatës së Strasburgut, pritet që mbrojtja të paktën për disa nga të pandehurit, të cilët ishin të falur, të kërkojë ndërprerjen e procedimeve kundër klientëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat