Austria dhe Britania e Madhe përgëzojnë marrëveshjen Shkup-Athinë për emrin (Cicërimë)

Maqedonia

Austria dhe Britania e Madhe përgëzojnë marrëveshjen Shkup-Athinë për emrin (Cicërimë)

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 10:51
Zaev e Tsipras

Ministrja e Punëve të Jashtme të Austrisë Karin Kneissl, i uroi Athinës dhe Shkupit për gjetjen e zgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë.

Kneissl në këtë rast e përdori emrin e ardhshëm e Maqedonisë.

-Përgëzime për Greqinë dhe Maqedoninë Veriore për gjetjen e zgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë. Ky është sukses i dialogut dhe diplomacisë. Kjo ditë është e veçantë për gjithë rajonin, ka shkruar në Twitter.

Cicërima e asaj më vonë u shpërnda nga kancelari Sebastian Kurz.

Edhe kryeministri britanik, Boris Johnson e ka përgëzuar marrëveshjen ndërmjet kryeministrave Zaev e Tsipras, për çështjen e emrit.

Sipas tij, bëhet fjalë për një lajm të mrekullueshëm, dhe se për këtë duhet lidreship dhe guxim politik.

“Është lajm i mrekullueshëm që kryeministrat Zaev e Tsipras arritën ujdi për çështjen e emrit. Për këtë duhet lidership dhe guxim politik. I inkurajoj të gjithë liderët politik në të dy vendet që t’i pranojnë përfitimet që do t’i sjell zgjidhja e kësaj çështje afatgjate”, thotë Johnson në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat