Svilanoviq: BE-ja dhe NATO-ja duhet të jenë vendimtare ashtu siç ishin Zaev dhe Tsipras

Maqedonia

Svilanoviq: BE-ja dhe NATO-ja duhet të jenë vendimtare ashtu siç ishin Zaev dhe Tsipras

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 10:59
Goran Svilaqonviq

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Rajonal për bashkëpunim Goran Svilaqonviq shpreson se BE-ja dhe NATO-ja do të jenë vendimtare ashtu siç ishin kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras.

Kjo marrëveshje historike jep drejtim të ri jo vetën në bashkëpunimin midis dy vendeve por edhe në zhvillimin ekonomik dhe procesin për e integrimeve evropiane të rajonit. Sinqerisht unë shpresoj se ky akt i guximshëm i lidershipit do të pritet më të njëjtën vendosshmëri nga ana e partnerëve në BE dhe NATO, deklaroi Svilanoviq.

Duke e uruar Zaevin dhe Tsiprasin, Svilanoviq vlerësoi se ” marrëveshja shpreh guxim të vërtetë për gjithë rajonin e Evropës Jug-perëndimore, veçanërisht Ballkani Perëndimor, sepse tregon se edhe në çështjet më të rënda mund zgjidhen nëse ka vendosmëri dhe vizion për ardhmëri më të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat