Maqedonia refuzon planet për ndryshimin e emrit

Maqedonia

Maqedonia refuzon planet për ndryshimin e emrit

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 20:49
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev citohet të ketë thënë se nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje me liderin grekë, raporton “The Guardian”.

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian”, para pak minutash ka raportuar për mosmarrëveshjet mes Maqedonisë dhe Greqisë për të përmbyllur kapitullin shumë vjeçar rreth kontestit për emrin zyrtarë të Maqedonisë po vazhdojnë.

“Maqedonia Veriore”,  kishte qenë propozimi grek të cilin presidenti maqedonas po e kundërshton.

Nuk ka konsensus të brendshëm për marrëveshjen mes dy vendeve për zgjidhjen e emrit.

Presidenti Ivanov pasi e shqyrtoi, marrëveshjen e cilësoi si personale të Zaevit e Dimitrovit dhe tha se me të shlyhet kontinuiteti kushtetues, historia dhe sovraniteti shtetëror i Maqedonisë.

Ivanov tha se nuk do ta firmos të njëjtën dhe asnjëherë nuk do të zmbrapset nga ky qëndrim pavarësisht presioneve.

“A është patriotizëm të ndryshohet preambula dhe të fshihet kontinuiteti juridiko-shtetëror i Republikës së Maqedonisë, Republika e Krushevës?! A është patriotizëm fshirja e Nenit kushtetues për mbrojtjen e pakicës maqedonase në vendet fqinje?! A është e dinjitetshme të informohet të gjithë anëtaret e OKB-së se e keni ndryshuar emrin kushtetues?! A është e dinjitetshme t’i pranoni të gjitha kërkesat dhe ultimatumet greke?! A është lidership të pranohet tekst i një marrëveshjeje në të cilin nuk ka kurrfarë sigurie juridike dhe garancë për palën maqedonase?! Qëndrimi im është përfundimtar dhe nuk do të më zmbrapsin me asnjë lloj presioni, shantazhi dhe kërcënimi. Nuk do të mbështes dhe nënshkruaj kësi teksti të dëmshëm të marrëveshjes”, ka deklaruar në një konferencë për media sot presidenti Gjorge Ivanov.

Këtij përgjegjësi për këtë veprim i kërkoi komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Han.

“Nuk është e hijshme që presidenti i një shteti të refuzojë të bisedojë me kryeministrin, me ministrin e jashtëm, që të merr informata të dorës së parë. Mendoj se kryeministri dhe ministri i jashtëm plotësisht I kanë respektuar udhëzimet kushtetuese dhe mund vetëm urgjentisht ta thërras Presidentin të merr përgjegjësi. Kjo nuk është çështje e pranimit, por në demokraci mund të presim të dëgjohet njerëzit mes vete dhe të diskutojnë dhe nuk duhet të harrojë se shefi i shtetit është në një mënyrë model për shumë njerëz në një shtet. Presidenti si i zgjedhur drejtpërdrejtë ka pozitë të veçantë dhe përgjegjësi dhe duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë, përndryshe dëmton funksionin”, ka thënë Han.

Gjatë ditës Kryeministri, Zaev dhe Ministri i jashtëm, Dimitrov kishin takuar shkurt presidentin Ivanov për t’ia dorëzuar marrëveshjen, pas çka Ivanov nuk pranoi të diskutonte më tepër. Ky takim do të mbahet mend si takimi më i shkurtër në historinë e vendit, që nuk zgjati më shumë se 2 minuta. Zaev dhe Dimitrov pas kësaj apeluan për unitet të faktorëve politik në vend, për shkak se bëhet fjalë për të ardhmen evropiane të vendit. Duke theksuar se për marrëveshjen do të vendosin qytetarët në referendum, nga Qeveria thanë se edhe pa pëlqimin e Ivanovit ky proces do të merr fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat